Hiri ‘ngjitet në qiell’/ Shpërthen sërish vullkani në malin Dukono të Indonezisë

Në mali Dukono në Indonezinë lindore sërish sot shpërtheu vullkani duke lëshuar hi në qiell që u ngrit 1.100 metra mbi majën e tij, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Antara.

Një zyrtar nga vëzhgimi i vullkanit Dukono nën Agjencinë Gjeologjike të Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Minerale (ESDM), Bambang Sugiono tha se shpërthimi u regjistrua herët në mëngjes.

“Kolona e hirit arriti rreth 1.100 metra mbi majë ose 2.187 metra mbi nivelin e detit. Hiri i trashë gri në të zi u pa duke lëvizur drejt lindjes. Shpërthimi ende është duke vazhduar”, tha Sugiono.

Një shpërthim i ngjashëm, me një lartësi kolone hiri prej 1.1 kilometrash, ishte regjistruar mëngjesin e 24 qershorit.
Mali Dukono në ishullin Halmahera është ndër vullkanet më aktivë të Indonezisë. Ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 1933. Indonezia, pjesë e “Unazës së Zjarrtë të Paqësorit”, është një nga vendet më aktive sizmike në botë, me 130 vullkane aktive.

Të enjten, Indonezia e rriti nivelin e alarmit për vullkanin jugor “Ile Lewotolok” nga 2 në 3. “Ili Lewotolok” ka përjetuar rritje të ndjeshme të aktivitetit që nga 27 qershori.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here