Hidhet bombë dore në kopshtin e një shtëpie në Isniq të Deçanit, Policia jep detaje

Dy persona dyshohet se kanë hedhur një bombë në kopshtin e një shtëpie në fshatin Isniq të Deçanit në orët e para të së hënës.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës.

Nuk raportohet për të arrestuar apo të lënduar.

“Raportohet se dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtëpie kanë hedhur një bombë dore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here