Haxhiu përgjigjet ndaj kritikave të ShBA-së për veprimet në veri

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka folur për kritikat e fundit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe shteteve tjera perëndimore ndaj institucioneve të Kosovës të cilat mbyllen në Veri disa qendra paralele sociale.

Haxhiu ka thënë se veprimet dhe vendimet e tilla të institucioneve të Kosovës s’janë kundër partnerëve apo kundër qytetarëve të Kosovës.Siç ka thënë ministrja, ato qendra janë mbyllur meqë dyshohet se përmes tyre është bërë presion për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Veprimet apo vendimet e institucioneve të sigurisë nuk janë kundër partnerëve tanë apo kundër qytetarëve kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përkundrazi, këto Qendra janë mbyllur nga Policia e Kosovës sepse dyshohet se nëpërmes tyre është ndërhyrë apo është bërë presion për zgjedhjet e 9 shkurtit duke kushtëzuar votën e qytetarëve të komunitetit serb”, ka thënë ministrja.

Vet shefja e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë ka deklaruar se Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor. Këto qendra dyshohet se kanë qenë instrumenti i ndërhyrjes, prandaj edhe ka pasur reagim ligjor dhe të duhur institucional. Ne kemi përgjegjësi ndaj ligjit. Kemi përgjegjësi ndaj Kushtetutës së Kosovës dhe qytetarëve që të sigurojmë integritetin e procesit zgjedhor dhe të sigurohemi se vota e secilit është lirë dhe gara zgjedhore është fer”, ka shtuar Haxhiu.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here