Hasani: Osmani s’mund të japë mandat për qeverinë pa u konstituuar kuvendi

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarëve të kuvendit është e bazuar dhe se presidentja Vjosa Osmani nuk ka të drejtë të japë mandat për formimin e qeverisë pa u përmbushur ky kusht.

Në një intervistë për Euronews në gjuhën serbe, Hasani theksoi se Kushtetuta dhe vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta: Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur nënkryetarët e komunitetit shqiptar, atij serb dhe të komuniteteve të tjera joshqiptare.

“Është qartësisht e bazuar, sepse Kushtetuta, tre vendime dhe rregullorja thonë se kuvendi konstituohet vetëm kur të gjithë nënkryetarët janë zgjedhur. Nëse presidentja Osmani e mandaton dikë për të formuar qeverinë në këtë situatë, ajo bën shkelje të qartë kushtetuese”, u shpreh Hasani, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të përfundonte në gjykatë.

Duke komentuar qasjen e pushtetit, Hasani akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për interpretim dogmatik të Kushtetutës, që sipas tij çon në bllokim: “Sipas asaj logjike, komunitetet joshqiptare nuk do të mund të zgjidhnin kurrë nënkryetarët e tyre, sepse nuk i kanë 61 vota”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME