Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës para kongresistëve amerikan në Capitoll Hill, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Haradinaj tha se Kosova e ka zbatuar planin 10 vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës për transformim në ushtri.
Postimi i plotë:
Porosia ime në Kongresin Amerikan, në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë në Capitol Hill
ishte e shkurtër, “Koha është tani”
Të nderuar,
Të nderuar kongresmenë,
Miq,
I nderuar Fatmir!
Së pari, falëminderit për mbështetjen tuaj për Kosovën dhe për rrugëtimin e saj drejt NATO-s. Unë mund t’ju sjell vetëm lajme të mira.
Kosova ka implementuar Planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë së saj, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtria jonë, ashtu si edhe institucionet e tjera të sigurisë, bazohen në standardet e NATO-s dhe të SHBA-së.
Ne jemi gati të kontribuojmë në fushën e sigurisë. Jemi gati për anëtarësim në NATO.
Koha është tani.
