Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës (AAK), Ramush Haradinaj para fillimit të seancës konstituive ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti është mashtrues dhe po manovron në mënyra të ndryshme meqë nuk i ka numrat.
Haradinaj ka thënë se ne i kemi ofruar zgjidhje për një kandidatë konsenusalë.
“Fakti që çon dorën në Kuvend dhe merr vendim si deputet, edhe shkon e çon dorën në qeveri, besoni është kriminale. Nuk mundet deputeti që voton në legjislaturë, të votojë edhe në qeveri. Këtij po i zbulohet mashtrimi. Është mashtrues. Po i del mashtrimi. Nuk i ka numrat, prandaj po manovron. Ne i kemi dhënë zgjidhje. I kemi premtuar votë për kandidat konsensualë”, ka thënë ai.