Greqi: Zjarri vihet nën kontroll, por evakuimet vazhdojnë për shkak të erërave të forta

Një zjarri i madh në periferi të Athinës është vënë nën kontroll të shtunën në mëngjes, por evakuimet nga zonat më të rrezikuara vazhduan për shkak të parashikimeve për erëra të forta gjatë fundjavës.

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa shtëpi e toka bujqësore u shkatërruan gjatë zjarreve që shpërthyen në të gjithë Greqinë, të nxitura nga erëra të fuqishme. Zjarri më i rëndë ishte në qytetin Keratea, ku u gjet trupi i një burri të moshuar në një ndërtesë të djegur.

Zëdhënësi i zjarrfikësve tha se zjarri në këtë zonë ishte vënë nën kontroll, por nuk ishte shuar plotësisht. Greqia dhe vendet e tjera të Mesdheut përballen shpesh me zjarre gjatë verës së nxehtë dhe të thatë, problem i përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.

Në rajonin e Athinës nuk ka pasur shi prej muajsh, ndërsa të premten erërat e forta deri në 80 km/h përhapën flakët duke përfshirë edhe plantacionet e ullinjve dhe disa shtëpi. Banorët kanë ndihmuar zjarrfikësit, ndërsa autoritetet kanë bërë evakuime duke trokitur derë më derë për sigurinë e banorëve.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here