Emisari i misioneve të veçanta të presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell ka komentuar një shkrim të gazetës njujorkeze, e cila ka raportuar se gazetarët e Zërit të Amerikës janë duk u hetuar për komentet kritike ndaj Trumpit.
Grenelli ka thënë se Zëri i Amerikës paguhet nga taksat e amerikanëve për të shtyrë përpara politikat e SHBA-së.“President i SHBA-së është Donald Trumpi dhe politikat e tij janë votuar nga populli amerikan. Nëse stafi i Zërit të Amerikës nuk mund të shtyjë politikat amerikane atëherë duhet të shkarkohet. Nuk janë të pavarur”, ka shkruar Grenelli në një postim në “X”.
Zëri i Amerikës operon edhe në trojet shqiptare, gjithashtu ka një edicion të veçantë në gjuhën shqipe.