Grenell: Do ta lirojmë nga burgu Thaçin nëse fiton Trump

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është deklaruar lidhur me mbajtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.

Grenell ka thënë se e ndjen të nevojshme që Thaçin ta lirojë nga burgu. Në një intervistë, ka deklaruar se do ta bëjë këtë nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili është njëherësh edhe kandidat i republikanëve për president, t’i fitojë zgjedhjet presidenciale.

“Ajo që besoj është se ne po bënim përparim që Jack Smith ishte në Hagë në atë kohë që kishte në shënjestër presidentin Thaçi. Presidenti Thaçi është ende në burg, është një fyerje. Për mua është një fyerje. Ndihem mirë për atë situatë, më pëlqen që ne i kërkuam të vinte në SHBA dhe të negocionte dhe ai u penalizua dhe u fut në burg për këtë. Më duket se duhet të bëj diçka për ta nxjerrë atë dhe jam përpjekur dhe mezi pres që presidenti Trump të fitojë sepse do ta nxjerrim presidentin Thaçi nga burgu”, deklaroi ndër të tjera Grenell.

Ai pati kritika edhe për kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, Kurti është “vazhdimisht anti-amerikan” dhe se ka kritikuar çdo propozim nga demokratët dhe republikanët.

“Kam punuar me z. Kurti. Problemi im është se ai është vazhdimisht antiamerikan. Ai largohet nga pozicioni amerikan. Ai ka kritikuar të gjitha idetë me të cilat ka dalë çdo demokrat dhe republikan. Ai tani është lideri i Kosovës, i cili është kritikuar nga e gjithë bota. Nga Departamenti i Shtetit Biden, nga Shtëpia e Bardhë Biden, nga BE, nga gjermanët”. /Insajderi.org/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here