Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku dy persona kanë kërcënuar me thikë punëtorin e një pompe derivate dhe i kanë marrë para të gatshme.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 03:50, në pompën e derivateve “Shell” në rrugën “Isa Kastrati”.

Dy të dyshuarit, nën kërcënimin e armës së ftohtë, i kanë marrë punëtorit E.H. shumën prej 600 euro dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, përfshirë reagimin e shpejtë, forenzikën dhe hetuesinë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka autorizuar njësinë e hetimeve që të vazhdojë me veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here