Një këmbësor është goditur nga një veturë të martën pasdite te semaforat në Fushë Kosovës.
Në vendin e ngjarjes shihen edhe ekipi mjekësor, të cilët shihet duke e transportuar të lënduarin.
Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për rastin, por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigjje.