Gazetari Olsi Jazexhi, ka qenë i ftuar sonte në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.
Ai ka folur për historinë sesi kosovarët u konvertuan në shqiptarizëm, pas atyre të Shqipërisë.
Për këtë sipas tij, shqiptarët në Kosovë janë me shumë dogmatik sesa ata në Shqipëri.
Kjo pasi siç thotë ai, në Shqipëri janë marrë me shumë me zbërthimin e mitit të Skenderbeut dhe Nënës Terëz, sesa në Kosovë.
“Ne në Tiranë kemi qenë të parët qe e kemi dekonstruktuar mitin e Skenderbeut. Sesi Skenderbeu u përdor nga nacionalistët shqiptarë, nga Italia fashiste, nga Gjermania naziste, nga Enver Hoxha, nga katolicizmi politik për t’i arritur qëllimet e tyre politike. Gjithashtu kemi dekonstrkuktuar edhe shpikjen e Skenderbeut nga perandoria Austro-Hungareze si pasojë e misionit të saj për të marrë në kontroll trevat ku jetojnë shqiptarët”, ka thënë Jazexhi.
Ai ka shtuar se nuk beson në mite dhe shpikje të njerëzve, duke pretenduar se Skenderbeu nuk ka qenë ashtu siç paraqitet ndër shekuj.
Olsi ka thënë se është besimtar i fesë islame, dhe i plotfuqishëm sipas tij, është vetëm Allahu, e jo persona që bëhen mite nga njerëzit, duke aluduar tek Skenderbeu. /Gazeta10/