Rifillon emisioni Kojshia Show me mysafir special, kësaj here kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj. Në këtë emision, ai bëri një rrëfim të pa dëgjuar më parë, duke folur për të kaluarën e tij, procesin e gjykimit në Hagë, dhe tema të tjera aktuale.
Gjatë intervistës, Fatmir Limaj kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai jo vetëm që e ka hequr mbulesën për muslimanet, por ka ndryshuar edhe terminologjinë tradicionale duke larguar emrat “Nanë” dhe “Babë” nga ligjërimet zyrtare, ku në vend të tyre, sipas Limajt, përdori termat ‘Prindi 1 dhe Prindi 2’.
Për të dëgjuar deklaratën e plotë të Fatmir Limajt, shikoni emisionin e plotë në videon më poshtë: