Gjykimi në Hagë drejt fazës finale, 14 nëntori jepet si afat për përmbylljen e çështjes nga ana mbrojtjes së Thaçit e Krasniqit

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së tashmë po hyn në fazën finale. Në një vendim të publikuar sot nga Gjykata Speciale dhe të nënshkruar nga gjyqtari Charles L. Smith, 14 nëntori është caktuar si datë e synuar që mbrojtja të përmbyllë çështjen e saj.

Gjykata në vendim shkruan se pasi ka shqyrtuar parashtrimet e palëve dhe pjesëmarrësve, listat e dëshmitarëve të Mbrojtjes së Thaçit dhe Mbrojtjes së Krasniqit dhe vlerësimet e pyetjeve të kryqëzuara të palëve dhe pjesëmarrësve të mbetur paneli ka caktuar datën e synuar për përmbylljen e çështjes nga mbrojtja.

“Caktohet data e synuar për mbylljen e çështjes së Mbrojtjes si për Mbrojtjen e Thaçit ashtu edhe për Mbrojtjen e Krasniqit të premten, më 14 nëntor 2025, ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado që të jetë më e hershme”, thuhet në vendim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME