“Gjobë”, “dënim me burg”: Avokati tregon se çka e pret Kurti, nëse nuk paraqitet në prokurori për intervistim

Avokati Xhevdet Smakiqi ka treguar se çka e pret kryeministrin Albin Kurti, nëse përsëri ai refuzon të paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale.

Ai ka bërë me dije se nëse shefi i qeverisë refuzon përsëri, atij mund t`i shqiptohet një gjobë.

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ai ka treguar se nëse kryeministri nuk e paguan këtë gjobë, atëherë ai edhe mund të burgoset.

“Nëse nuk paraqitet të hënën, të martën, dëshmitari Albin Kurti, atëherë gjyqtari mund të lëshojë gjobë prej 250 eurosh, mirëpo ka një problem të ky nen sepse mund të lëshohet edhe një gjobë tjetër por meqë kemi një refuzim për t’u paraqitur konsideroj që gjyqtari nuk duhet fare ta shqiptojë gjobën, ose ta shqiptojë vetëm një gjobë, dhe nëse nuk e paguan edhe prapë nuk paraqitet, duhet të burgoset një muaj burgim”, ka thënë Smakiqi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here