Gjermani fiton 120 milionë në lotarinë Eurojackpot, por zhduket për dy javë! Dëshmia befasuese pas kthimit

Një burrë nga Berlini fitoi 120 milionë euro në Eurojackpot, por nuk i mori menjëherë. Ai u zhduk për dy javë, duke ngritur edhe dyshimet tek lojtarët dhe drejtuesit e kompanisë ose për një biletë të humbur, ose një fitues që nuk e dinte ende.

Burri nga Berlini u bë papritur milioner kur bileta e tij e Eurojackpot doli e artë, duke i dhënë atij një shumë astronomike prej 120 milionë eurosh. Megjithatë, në vend që të nxitonte për të marrë çmimin e tij, fituesi bëri diçka të papritur: ai u zhduk për dy javë të tëra.

Pas kthimit ai shkoi të dorëzonte biletën dhe të tërhiqte paratë. I pyetur se ku ishte për dy javë, është përgjigjur me qetësi olimpike:

“Shkova të meditoja për pasurinë, se çfarë do bëja me të, planet e jetës që më ndryshoi dhe për të vlerësuar fatin e madh që pata. Nuk kisha asnjë nxitim. Preferova të qëndroja vetëm me mendimin e ndryshimit të papritur që sapo kishte ndodhur në jetën time, për të kuptuar madhësinë e fatit dhe për të vendosur me qetësi për hapat e mëtejshëm”, tha ai.

Më 7 tetor fituesi u shfaq në selinë e Eurojackpot, ku qëndroi për gati një orë për procedurat. Zyrtarët e përshkruan sjelljen e tij si “të qetë dhe të kthjellët”. Pasi konfirmuan numrat 7, 18, 31, 32, 33 dhe Euro 10 dhe 11, “fitorja” e tij u konfirmua zyrtarisht.

Përfaqësuesi i organizatës e përshkroi atë si “një person shumë të rezervuar”, duke theksuar se ai shmangte çdo përmendje të planeve të tij të ardhshme ose se si synonte ta përdorte pasurinë e tij. Pavarësisht madhësisë së shumës, e tëra që ai kërkoi ishte që procesi të përfundonte me diskrecion dhe siguri absolute.

Paratë pritet të transferohen në llogarinë e tij brenda ditëve të ardhshme, pasi të përfundojë verifikimi i nevojshëm.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME