Gjendet trupi i pajetë i modeles, një vit pas zhdukjes

Familjarët e modeles thonë se trupi i saj ishte i mbushur me gërvishtje kur vdiq, por zyrtarët vendas thane se vdekja ‘nuk është e dyshimtë’.

Trupi i një të reje tajlandeze është gjetur në një morg, një vit pasi ishte zhdukur teksa kishte shkuar për të punuar në Bahrain.

Trupi i 31 vjeçares tragjike Kaikan Kaennakam, kishte qëndruar për disa muaj i paidentifikuar në morg, derisa autoritetet arritën të zgjidhnin cështjen prej një tatuazhi të veçantë që ajo kishte në këmbë.

Kaikan kishte ardhur në Bahrein për të punuar në një restorant pasi karriera e saj si modele nuk po funksiononte më, dhe kishte nevojë financiare për të mbështetur familjen në vendin e lindjes.

Ajo rregullisht postonte në rrjet foto e video të jetës së re, duke ndarë eksperiencat me miqtë e familjarët.

Papritur postimet e saj kishin ndaluar në prill 2023, çka shkaktoi panik mes familjarëve të saj në Tailandë për atë që mund t’i kishte ndodhur.

Megjithë përpjekjet e familajrëve për të zbuluar çfarë kishte ndodhur me vajzën e tyre, ambasada tailandeze në Bahrein i informoi ata vetëm këtë muaj se trupi gjendej në morgun e Salmaniya.

Në raportonin e autopsisë thuhej se vdekja ka ardhur nga “dështimi mushkërive dhe zemrës prej helmimit nga alkooli”.

Familjarët po përpiqen tashmë për kthimin e trupit të saj, teksa bënin homazhe për të ndjerën në rrjet.

Motra e të ndjerës Suthida Ngernthaworn shkruante: “Motra ime shkoi për të punuar në Bahrein dy apo tre vjet më parë dhe kishte një të dashur arab atje. Por ne nuk kontaktonim me të prej një viti. Më 18 prill na njoftuan se ajo kishte ndërruar jetë”.

Pas kërkesave të familjarëve, mjekët ligjorë do të ekzaminojnë trupin e viktimës për të rivlerësuar shkakun e vdekjes.

Zyrtarja tailandeze e mbrojtjes së grave Paveena tha: “Gatë tailandeze duhet të mendojnë mirë kur vendosin të punojnë jashtë shtetit, sepse ka rrezik që ato të manipulohen për të punuar në prostitucion, në trafik njerëzor ose në rrjetet e shëprndarjes së drogave”.

Kaikan nuk ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme në Bahrein.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here