Gjendet e vdekur një grua në Vushtrri, rasti po hetohet si “Vdekje e Dyshimtë”

Në fshatin Beqiq të Vushtrrisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës 55 vjeçare ndërsa rasti është cilësuar për vdekje të dyshimtë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi:

Një grua rreth moshës 53-vjeçare është gjetur e vdekur të martën rreth orës 01:30 në fshatin Beqiq të Vushtrrisë.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.

Hetimet mbi rastin janë në vazhdim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME