Gjashtë muaj burgim ndaj mërgimtarit që e kanosi ministrin Peci

Blerim Avdiu është gjetur fajtor dhe është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv për kanosjen e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.

Aktgjykimi është shpallur sot nga një gjyqtare e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai nuk hyn në fuqi deri në një vendim të formës së prerë të shkallës së dytë të gjykatës.

Blerim Avdiu, një mërgimtar, akuzohet nga Prokuroria e Prishtinës për kanosjen e ministrit Peci.

Në seancën fillestare të mbajtur të martën, Avdiu e pranoi fajësinë për kryerjen e veprës penale të kanosjes dhe i kërkoi falje bashkë-kryetarit të partisë Guxo.

Mirëpo, Peci nuk e pranoi kërkimfaljen.

Ministri e konsideroi të pasaktë dhe të papranueshme deklaratën e të akuzuarit se në momentin e kanosjes së tij përmes mesazheve në rrjetet sociale, ai ka qenë në gjendje të dehur.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here