“Gjakozuki, Ageuke …Oss!”, Adnan Merovci i vesh kimonot e karatesë, tregon që ende është “luftarak”: Vazhdojmë pas 48 orëve!

Ish-truproja i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka surprizuar ndjekësit e tij në Facebook me një video të pazakontë. I veshur me uniformën tradicionale të karatesë, Merovci shfaqet duke ushtruar teknikisht disa lëvizje karakteristike të këtij arti marcial japonez.

Në përshkrimin e videos, ai ka shkruar disa terma të njohur për praktikuesit e karatesë.

“Gjakozuki, Ageuke, Udouke, Sotouke, Gedanbaraj, Ojzuki, Ojdaçi, Kibadaçi, Zenkucudaçi, Kokucudaçi… Oss!”

Përveç aspektit sportiv, një detaj që nuk ka kaluar pa u vërejtur është fraza “Vazhdojmë pas 48 orëve!”, e cila, duket të jetë një aludim me ironi ndaj seancave që caktohen cdo 48 orë në Kuvendin e Kosovës.

“Vazhdojmë pas 48 orëve!”, ka shkruar ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here