Gjakovë: Mërgimtari arrestohet pasi erdhi për pushime, e rrahu vëllain e tij

Konfliktet në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me kanosje serioze e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë. Përveç rasteve të dhunës mes çifteve, jo rrallëherë përfshihen në raste të tilla edhe anëtarët e tjerë të familjes, raporton Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku një person po dyshohet se e ka sulmuar vëllain e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është mërgimtar, i cili kishte ardhur në Kosovë për pushime – por që u përfshi në konflikt me vëllain e tij.

Ai po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait, duke i shkaktuar lëndime trupore – për çka u dërgua për trajtim mjekësor.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i dyshuari dhe më pas është shoqëruar në stacion.

I njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here