Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Pas këtij takimi do të ketë konferencë për media.Ndërkohë, gjatë ditës ministri turk do të pritet edhe nga presidentja e Republikës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Sipas njoftimit të MPJ’së turke, “gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”