Gazetarja e CNN: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar një episod të rëndë nga periudha e luftërave në ish-Jugosllavi, kur për pak sa nuk u kap peng nga një prej figurave më famëkeqe të luftës, Zhelko Raznatoviq – i njohur si Arkani.

Amanpour ka rrëfyer se në atë kohë raportimet e saj për politikat gjenocidale të forcave serbe gjatë luftës në Bosnje dhe paralajmërimeve për luftën në Kosovë e kishin bërë objektiv të bandës së Arkanit.

“Isha duke raportuar me tone shumë të ashpra ndaj serbëve për politikat e tyre gjenocidale gjatë luftës në Bosnje dhe për atë që ishte e pashmangshme në Kosovë. Për pak sa nuk përfundova peng e tij”, ka thënë Amanpour.

Arkani, një nga kriminelët më të mëdhenj të luftës, ishte përgjegjës për mizori të shumta ndaj civilëve gjatë konflikteve në Ballkan.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME