Gaza në “errësirë” dixhitale: Izraeli ndërpret internetin dhe valët telefonike

Shërbimet e internetit dhe valët e telefonëve janë ndërprerë plotësisht në të gjithë Rripin e Gazës për të dytën ditë radhazi, pas goditjeve izraelite ndaj infrastrukturës së telekomunikacionit. Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit Palestinez, i cili akuzon Izraelin për një “shënjestrim sistematik” të rrjeteve kritike të komunikimit.

Sipas autoritetit palestinez, tashmë edhe zonat jugore dhe qendrore të Gazës i janë bashkuar rajoneve veriore dhe Qytetit të Gazës në një ndërprerje totale të komunikimit.

“Izolimi dixhital i Gazës është thelluar ndjeshëm,” thuhet në deklaratën zyrtare, ku theksohet se rrjetet me fibra optike dhe nyjet kryesore të telekomunikacionit janë qëllimisht goditur.

Autoriteti paralajmëron se ndërprerja e komunikimeve përbën rrezik serioz për ndërprerjen e aksesit në ndihmën emergjente, kujdesin shëndetësor, informacionin mediatik dhe arsimin. Sipas tij, Gaza po shkon drejt një izolimi total nga pjesa tjetër e botës.

Ndërkohë, ofensiva izraelite në Gaza ka vijuar me intensitet që prej tetorit 2023, duke shkaktuar mbi 55.100 viktima palestineze. Thirrjet ndërkombëtare për armëpushim janë refuzuar nga autoritetet izraelite.

Në nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndërkohë, Izraeli përballet edhe me një proces për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në lidhje me veprimet ushtarake në enklavën e rrethuar.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here