Futja në politikë i kushton shtrenjtë Bylbyl Sokolit, Drenica e largon nga pozita e trajnerit

Klubi i futbollit Drenica ka njoftuar se e ka liruar nga detyra trajnerin e tyre, Bylbyl Sokoli.

Sipas njoftimit të klubit, ky vendim është marrë pasi Bylbyl Sokoli ka vendosur ti futet garës për deputet.“Me anë të këtij njoftimi, dëshirojmë t’ju informojmë se, më datë 11.12.2024, trajneri i Klubit Futbollistik Drenica, z. Bylbyl Sokoli, është liruar nga detyra. Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike. Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi Futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas raportimeve, Sokoli do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here