Frika nga precizioni i raketave iraniane, mijëra njerëz largohen nga Izraeli, thotë media izraelite

Sulmet me raketa të Iranit drejt territoreve izraelite kanë shkaktuar një valë frike dhe pasigurie në mesin e popullsisë, duke bërë që mijëra persona të përpiqen të largohen nga vendi.

Sipas raportimeve të publikuara nga kanali 14 i televizionit izraelit lëshimi i raketave iraniane me precizion të lartë drejt objektivave në Izrael ka krijuar një atmosferë të fortë frike dhe shqetësimi.

Sipas këtij raporti, që nga dita e parë e përshkallëzimit të konfliktit e deri më tani, mbi 15 mijë persona janë larguar nga territori izraelit.

Raporti thekson se, pas mbylljes së aeroporteve, shumë izraelitë kanë zgjedhur të largohen përmes korridoreve tokësore, duke kaluar nëpër shkretëtirën Sinai drejt Egjiptit. Prej andej, ata janë drejtuar fillimisht në Kajro dhe më pas drejt vendeve të tjera.

Shumë prej tyre kanë ndërmarrë udhëtime të gjata dhe të vështira nëpër shkretëtirë për t’u larguar nga zona e konfliktit dhe për të kërkuar siguri jashtë vendit.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur, sipas raportimeve, gjatë natës së kaluar në Izrael janë zhvilluar edhe protesta kundër politikave të kryeministrit Benjamin Netanyahu lidhur me përshkallëzimin e konfliktit me Iranin.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME