Forcat Ajrore izraelite me pamje nga “zemra e Iranit”, zbulojnë dhe eleminojnë një skuadër që po ua sulmonte aeroplanin

Forcat Ajrore të Izraelit kanë publikuar një video të re, që siç thonë, është nga zemra e Iranit. Sipas përshkrimit të vendosur nga ta, në video është momenti kur zbulojnë një skuadër ushtarake të Iranit që po qëllonte me raketa kundërajrore ndaj aeroplanit që i kishte zbuluar, raporton Express.

Për pak sekonda, avioni izraelit sulmon lëshuesin e raketave dhe eleminon skuadrën iraniane që kreu sulmin ndaj aeroplanit.

“Dokumentim nga zemra e Iranit :Një avion i Forcave Ajrore që operonte në qiellin iranian dje zbuloi një skuadër lëshimi që qëlloi raketa kundërajrore drejt tij”, shkruan në faqen zyrtare të Forcave Ajrore të Iranit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here