15.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Flet Përparim Rama për punimet në tunelin e Kurrizit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Sibel Halimi, kanë inspektuar punimet në tunelin e Kurrizit, pjesë e rigjenerimit urban të kryeqytetit.

Rama thotë se ky projekt do të përmirësojë qarkullimin dhe infrastrukturën.
Ai ka shkruar se do të përfshihet: Riorganizimi i trafikut dhe hyrjeve e daljeve në ditët e rëndomta kur ka qarkullim të veturave si dhe në ditët kur mbahen aktivitetet; Rritja e sigurisë për këmbësorë, biciklistë dhe vozitësit e automjeteve; Përmirësimi i infrastrukturës së përgjithshme, përfshirë ndriçimin, largimin e ujërave atmosferik dhe largimin e gazrave të emetuara nga automjetet dhe bizneset ekzistuese,duke krijuar një hapësirë të re për qytetarët.

Rama ka pohuar se “tuneli do të shndërrohet në një qendër aktive për aktivitete kulturore dhe komerciale”.

“Do të organizohen koncerte, ekspozita dhe festivale, duke sjellë një atmosferë të re në qytet. Përveç kësaj, tregjet e fermerëve dhe panairet lokale do të bëjnë këtë zonë një pikë të rëndësishme takimi për qytetarët”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here