Flakët shkrumbojnë teqenë e Shemberdhenjes, rëndohet situata nga zjarret në Gramsh

Situata nga zjarret në Gramsh është rënduar ndjeshëm paraditen e kësaj të marte.

Teqeja e Shemberdhenjes është shkrumbuar nga flakët, ndërsa raportohet se një person dyshohet të jetë bllokuar brenda saj.

Vatra aktive janë regjistruar në disa fshatra të njësisë Skënderbegas, përfshirë Kullollas, Bletës, Sojnik, Mukaj dhe Kukur.

Deri më tani përballja me flakët është bërë vetëm me zjarrfikëset e bashkisë dhe ndihmën e punonjësve vullnetarë ndërsa ende nuk ka pasur ndërhyrje nga Forcat e Armatosura apo shërbimet e emergjencës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME