Fitore e lavdishme në fushë, tragjedi në rrugë: Kujtohet Gramoz Palushi, viktimë e urrejtjes racore pas fitores së Shqipërisë ndaj Greqisë

Më 4 shtator 2004, në stadiumin “Qemal Stafa”, Shqipëria shkroi një nga fitoret më historike në futbollin e saj, duke mposhtur Greqinë kampione Europe me rezultatin 2-1. Adrian Aliaj dhe Edvin Murati i dhuruan krenari një kombi të tërë, duke rrëzuar nga froni Greqinë që kishte pak muaj që mbretëronte mbi Europën. Festat shpërthyen në çdo cep të Shqipërisë, ku flamuri kuqezi valëvitej me krenari.

Por ndërsa shqiptarët gëzonin fitoren, në Greqi ndodhi një akt i rëndë që turpëron çdo vlerë njerëzore. Në ishullin Zakinthos, një djalë 20-vjeçar, Gramoz Palushi, u vra pabesisht me thikë pas shpine nga një greko-amerikan, vetëm sepse po festonte me flamurin shqiptar në dorë për fitoren 2 me 1 ndaj Greqisë. Ishte një krim i urryer që zbuloi fytyrën e vërtetë të një urrejtjeje të egër ndaj shqiptarëve.

Gramoz Palushi nuk ishte një kriminel, ai ishte një tifoz i ri shqiptar që festonte me shpirt një fitore historike të kombëtares sonë ndaj Greqisë. Jeta e tij u shua brutalisht nga një dorë greke, Panagiotis Kladis, që nuk duroi dot krenarinë shqiptare në rrugët e Greqisë. Gramoz Palushi u vra sepse ishte shqiptar dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund dhe nuk duhet të harrohet.

Sot, kujtojmë jo vetëm golat që gjunjëzuan Greqinë, por edhe Gramoz Palushin, jeta e të cilit u shua nga duart e grekut. Kujtojmë një djalë që nuk u kthye më, sepse kishte guximin të valëviste flamurin e vet në një vend që s’e duronte dot festën për fitoren. 4 shtatori mbetet një ditë e lavdisë, por edhe një plagë që kërkon drejtësi dhe kujtesë të përhershme.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME