3 C
Pristina
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Fillon fjalimi i Trumpit, Macron dhe liderë të tjerë largohen në shenjë proteste

Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ndërsa homolgu i tij francez Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë evropianë janë larguar nga forumi.

Trump mbërriti në Davos të mërkurën rreth orës 14:00, pak minuta para se të fillonte fjalimin rreth orës 14:30.

Por, liderët evropianë si presidenti francez Emmannuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen janë larguar nga forumi të mërkurën. Siç shkruan prestigjozja britanike The Telegraph, largimi i tyre ndërlidhet me përplasjet që kanë pasur kohëve të fundit me presidentin Trump – sidomos për Grenlandën.

Gjatë fjalimit në Davos, Trump tha se Evropa nuk njihet më, se po importon një popullsi “të re dhe krejtësisht të panjohur”.

“Evropa nuk është ajo që ishte dikur. Mund ta diskutojmë, por në të vërtetë nuk ka asgjë për të diskutuar”, u shpreh ai.

Ai shtoi se “shumë pjesë të botës po prishen para syve tanë”.
Ashtu si dje në konferencën informative në Shtëpinë e Bardhë, Trump kalon shpejt nga tema në temë.

Kështu edhe në Davos, ai kaloi direkt te çështja e tarifave doganore, për të cilat tha se vendet e tjera duhet të paguajnë për dëmin që u kanë shkaktuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME