Festivali “Sunny Hill”, një nga top 10 festivalet më të mira të muzikës në Evropë po vjen me një mundësi të re – pagesën e biletës 3-ditore të festivalit deri me 12 këste.
Pjesëmarrësit në “Sunny Hill”-it, të cilët ende nuk i kanë marrë biletat e tyre për edicionin e ri i cili mbahet prej 1 deri më 3 gusht, tani e kanë mundësinë që biletat e tyre t’i blejnë deri me 12 këste në të gjitha dyqanet e IPKO-s kudo nëpër Kosovë.
Të gjithë klientët e IPKO-s që aktivizojnë një nga pakot “Infinit” do të kenë mundësinë të blejnë biletën për “Sunny Hill”-in dhe ta paguajnë atë me 12 këste mujore, direkt përmes faturës së tyre telefonike.
Ky bashkëpunim mes “Sunny Hill”-it dhe IPKO-s synon të heqë pengesat e mundshme financiare dhe të sigurojë që sa më shumë njerëz të jenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Kosovë dhe rajon.
Ky edicion i “Sunny Hill”-it pritet të jetë më i madhi ndonjëherë. Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Mochakk – këtë verë vijnë në Prishtinë!
Për më shumë informacione dhe për të aktivizuar ofertën, vizitoni pikat e shitjes së IPKO-s.