Babai i njërit prej pengjeve izraelite, Guy Gilboa-Dalal, ka deklaruar për median izraelite Haaretz se djali i tij është dorëzuar te Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Gaza dhe pritet që brenda 15 minutash t’i kalojë ushtrisë izraelite.
“Është një ëndërr që bëhet realitet. Jemi të emocionuar dhe mezi presim ta përqafojmë,” është shprehur Ilan Dalal.
Mediat izraelite raportojnë se shtatë pengjet e para janë dorëzuar nga Hamasi te Kryqi i Kuq. Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia Reuters, që citon një zyrtar të përfshirë në operacion.
Ndërkohë, ende pritet një konfirmim zyrtar nga ana e Kryqit të Kuq ose ushtrisë izraelite.