Fëmijët i hodhën statujën mbi kokë, humb jetën turistja në Itali. Del video e çasteve fatale

Një e re në Itali ka humbur jetën tragjikisht pasi u aksidentua katër ditë më parë dhe hetimet e orëve të fundit sugjerojnë se statuja me të cilën u godit fatalisht u hodh nga disa fëmijë duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite 15 shtator në Quartieri Spagnoli në Napoli. Chiara Jaconis, 30 vjeçe nga Padova kishte shkuar për të vizituar Napolin.

E reja ishte me të dashurin e saj Livio në Napoli, me pushime, një dhuratë për ditëlindjen e saj të 30-të.

Në një moment fatal teksa ishte duke kaluar në një rrugë të zonës Quartieri Spagnoli, një statujë i bie mbi kokë.

Video e dalë sot tregonin pamjet e çasteve të frikshme.Dëmtimet që mori ishin fatale sepse pas disa ditësh lufte për jetën në spital, vajza fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here