Një burrë britanik që pretendon se ka mbijetuar aksidentin në Ahmedabad ka përshkruar momentin kur aeroplani u rrëzua.
Sipas rrjetit partner të Sky News, NDTV, komisioneri i policisë së Ahmedabadit tha se një pasagjer mbijetoi aksidentin. NDTV e identifikon atë si britaniko-indianin, Vishwash Kumar Ramesh.
Duke folur për gazetën Hindustan Times, Ramesh tha se kishte dëgjuar një “zë të fortë” rreth 30 sekonda pas ngritjes së aeroplanit, përpara se ai të binte.
📢 CONFIRMED: One miraculous survivor in the #PlaneCrash, Vishwash Kumar Ramesh, Seat 11A 🥳
He recalls a loud boom just 30 seconds after takeoff. The plane nosedived. He survived. STOOD UP. WALKED OUT.
~ God has plans 🙏🏼 pic.twitter.com/t66H80Ur0I— The Analyzer (News Updates🗞️) (@Indian_Analyzer) June 12, 2025
“Të gjitha ndodhën shumë shpejt” tha ai, duke shtuar se kishte marrë “lëndime nga goditja” në kraharor, sy dhe këmbë, shkruan skynews.
“Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U tremba. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa nga aeroplani përreth meje. Dikush më kapi dhe më vendosi në një ambulancë dhe më çoi në spital”, deklaroi ai.
Ai i tha mediave indiane se kishte jetuar në Londër për 20 vjet. Po ashtu tha se vëllai i tij, Ajay ishte ulur në një rresht tjetër në aeroplan.
Ndryshe, video të shpërndara në rrjetet sociale treguan një burrë që ecte me të çaluar nga vendi i aksidentit dhe u drejtohej shërbimeve të emergjencës.
Vishwashkumar Ramesh, a British citizen, is the sole survivor of Air India Flight 171. pic.twitter.com/gEkc995KYY
— NEXTA (@nexta_tv) June 12, 2025