Familja e Liridonës shkon në Polici, kërkon zhvarrimin e trupit nga fshati i Naim Murselit

Gjatë ditë së sotme i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Murselit në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, që është fshati ku banon familja e bashkëshortit, Naimit.

Indeksonline ka raportuar se i dyshuari në këtë vrasje edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku para pak çastesh ka pranuar para policisë së ka paguar dorasin për vrasjen e saj.

Sipas burimeve të Indeksonline, pas ngjarjeve të fundit familja Ademaj, që është familja e Liridonës, po kërkon zhvarrosjen e vajzës së tyre.

Ata duan ta varrosin të bijën në fshatin e tyre në Rracaj.

Deri më tani janë arrestuar tre persona në lidhje me këtë ngjarje: Naim Murseli (bashkëshorti i Liridonës), Granit Plava (dorasi), si dhe Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtor)./Indeksonline/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here