Ekzekutohen pagat me rritje prej 55 eurosh në sektorin publik

Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje.

“Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai njofton se rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot.

“Dhe faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”, shkruan Murati.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here