Ekskluzive: Pamje të reja të rrahjes te lokali ‘Skenderbeu’ në Prizren, vëllezërit Bytyqi u rrahën nga pronarët

Incidentet te lokalet e ndryshme, sidomos ato që frekuentohen edhe pas mesnate janë goxha të shpeshta në Kosovë. Kërcënime, përleshje e konflikte të tjera janë vetëm disa nga rastet që ndodhin, por jo gjithmonë denoncohen në Polici. Kështu ka ndodhur në fillim të këtij muaji, te një restorant në Prizren, ku një person u sulmua dhe organet e rendit nuk u njoftuan, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive dhe ka mësuar se rasti ka ndodhur te dera e restorantit me muzikë live ‘Skenderbeu’ në Prizren, më 2 nëntor.Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, një grup prej disa personave fillimisht kanë pasur një konflikt verbal me viktimën, që dyshohet se ka nisur brenda restorantit dhe më pas ka vazhduar jashtë.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se viktimë e këtij rasti është Avni Bytyqi.Në pamjet që posedon redaksia, shihen disa persona teksa dalin nga restoranti dhe tre prej tyre afrohen te viktima Avni Bytyqi, vazhdojnë fjalosjen teksa në një moment, njëri papritmas e godet, e rrëzon përtokë dhe vazhdon ta sulmojë.

Sulmi ka ndodhur pas orës 22:00 dhe personat që shihen në pamje nuk ndërhyjnë për ta ndaluar të dyshuarin, por vetëm vëzhgojnë teksa e rrah.

Pas këtij momenti ka ndërhyrë vëllai i Avniut, Ilirjani, i cili sipas pamjeve ekskluzive që ka siguruar Gazeta Sinjali, shkon ta ndihmojë atë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here