Ekskluzive: Kjo është lista me emrat e 10 personave të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Gjakovë

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion policor në Gjakovë, që kishte cak një lokal ku dyshohej se ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e bixhozit dhe organizimit të skemave piramidale. Si rezultat i këtij operacioni, dhjetë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali aksioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, të datës 22 mars, në një objekt banesor në Gjakovë.

Sinjali ka siguruar ekskluzivisht listën me emrat e të dyshuarve që janë arrestuar në lidhje me këtë rast.

Osmon Syla (rreth 38-vjeçar)
Pajtim Gjokaj (rreth 35-vjeçar)
Luis Salihu (rreth 33-vjeçar))
Burim Beka (rreth 32-vjeçar)
Shkelqim Beka (rreth 31-vjeçar)
Leonard Gjonlleshaj (rreth 31-vjeçar)
Pal Donmgjoni (rreth 28-vjeçar)
Durim Pajaziti (rreth 26-vjeçar
Eldi Azemi (rreth 25-vjeçar)
Nikson Memaj (rreth 25-vjeçar)
Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, gjatë operacionit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: Tre aparate të lojërave të fatit (APEX); rreth 6 mijë euro dhe disa qindra të tjera në valuta të ndryshme të vendeve të tjera; “qipa të pokerit” dhe letra bixhozi si dhe një pistoletë me një karikator.

Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë po vazhdon hetimet në lidhje me rastin, në drejtim të veprave penale: “Organizimi i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here