Ekskluzive: Këta janë pronarët e kompanisë dhe pronës në Lipjan të arrestuar pas vdekjes së punëtorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që pësoi derisa ishte duke punuar në një objekt në Lipjan. Viktima vdiq pasi u dërgua në QKUK, ndërkohë që dy persona tashmë janë arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportoi sot Sinjali, punëtori që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve është Naser Avdullahu, 52-vjeçar, i cili ka rënë nga objekti 4-katësh që po ndërtohej në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Dy të dyshuarit, pronari i kompanisë dhe pronari i pronës, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat që përfunduan në ndalim janë Avdullah Sllamniku dhe Albin Reqica.

Lajmi për ndalimin e tyre e është konfirmuar edhe nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se viktima (mashkull) si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrëzuar nga objekti ku punonte, fatkeqësisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion. Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights