Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e të shara kundrejt njëri-tjetrit. Në raste të caktuara, situata eskalon edhe në dhunë fizike mes tyre, madje edhe në përdorim të armëve, duke u dashur me doemos ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodh edhe në Prishtinë, konflikt ky në të cili janë përfshirë katër persona.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali për pasojë janë përdorur edhe armët.Gazeta Sinjali zbulon se viktima të këtij rasti janë: Albion dhe Arijan Makolli, njëri prej të cilëve ka pësuar edhe lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, dy personat e dyshuar për rastin kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe akoma nuk janë identifikuar.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël, ndërsa Policia dhe Prokuroria janë duke u merr me rastin.