Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar sot në Pejë, ku Jeton Buquku ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur nga dy plumba.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se i plagosuri fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, mjekët kanë vendosur transferimin urgjent të tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar.
Sipas informacioneve fillestare, plumbat e kanë goditur në pjesë vitale të trupit, ndërsa gjendja e tij mbetet stabile, por nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Ende nuk ka informacione zyrtare për të dyshuarit apo motivin e sulmit.
Rasti po trajtohet nga organet e rendit në koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
