E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga pesë persona në Prishtinë

Një ngjarje e trishtë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e djeshëm në një objekt në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Disa persona dyshohet se e kanë dhunuar një vajzë të mitur dhe për rastin tashmë ka nisur hetimet Policia dhe Prokuroria, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar detajet e këtij rasti të tmerrshëm për të cilin Policia është vënë në dijeni gjatë ditës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është një vajzë e moshës 14-vjeçare, e cila ka rrëfyer në Polici se rasti ka ndodhur të shtunën pas mesnate në një objekt në ndërtim e sipër.

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, bëhet fjalë për pesë persona, që dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me viktimën e të cilët akoma nuk janë identifikuar.

Tutje burimet thonë se të dyshuarit fillimisht e kanë detyruar vajzën të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë dhunuar.

E mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here