“E takova një ditë më parë, ishte…” – qytetari nga Peja flet për takimin e fundit me Edmond Lajqin

Gentian Kelmendi, një qytetar dhe atlet nga Peja, ka thënë se e ka takuar të hënën Edmond Lajqin, të arrestuarin për vrasjen e gruas së tij Gjyljeta Ukellës.

Kelmendi, i cili mori pjesë në ndezjen e qirinjve për nderë të viktimës në qendër të qytetit të Pejës të martën, tha se dorasin e njihte përmes një mikut të tij. Ai tha se të hënën është takuar me Lajqin në hyrje të Spitalit të Pejës, aty ku punonte gruaja e tij, Gjyljeta.

“Me dorasin kemi pire kafe rastesisht ( shok i shokut tim ) dhe para rreth dy vite e gjysme por dhe atehere ka qene ne nje gjendje te rende psikologjike. Dje rreth ores dy e kam takuar te porta e Spitalit”, shkroi ai në rrjetet sociale të martën.

Sipas Kelmendit, Lajqi dukej të ketë qenë në gjendje të rëndë depresioni.

“Pasi kam dale me vrapu pasdite prape jemi shkembye me te te Spitali dhe ishte ne nje gjendje te rende depresive”, tha ai. “Duke u ngjitur me vrap Grykes 200 metra me tej Gjyljeta ka kaluar perballe meje afer Repartit te Stomatologjise ku edhe ka punu”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here