Ndaj një 75-vjeçareje ka nisur hetimi në Tiranë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e djalit të saj.
Policia thotë se ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj.
Madje 75-vjeçarja ka tentuar ta godasë bashkëshorten e djalit edhe me mjet prerës.
“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës.“ -njofton policia. /tch