E pazakontë: SHBA’ja i kërkon OKB’së që të votojnë kundër draftit të paraqitur nga Ukraina dhe shtetet e Evropës

Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të mbështesë rezolutën e tyre për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës të hënën, si dhe të kundërshtojnë çdo amendament dhe të votojnë kundër një teksti rivalizues ndaj tyre, të hartuar nga Ukraina dhe aleatët evropianë.

Në një notë diplomatike të dërguar të dielën dhe të parë nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, Shtetet e Bashkuara e përshkruan rezolutën e saj të shkurtër si “rezolutë largpamëse e fokusuar në një ide të thjeshtë: përfundimin e luftës”.

“Përmes kësaj rezolute, Shtetet Anëtare mund të ndërtojnë një moment drejt paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ruajtja e së cilës është qëllimi kryesor i Kombeve të Bashkuara”, thuhet në rezolutë, duke u kërkuar vendeve të “votojnë kundër çdo rezolute apo amendamenti tjetër të paraqitur” gjatë takimit të së hënës.

Projekt-rezoluta e SHBA-së, e paraqitur të premten, vihet kundër asaj të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, të cilët gjatë muajit të kaluar kanë negociuar me vendet anëtare të OKB-së për rezolutën e tyre për luftën në Ukrainë, e cila përsërit kërkesën e OKB-së që Rusia të tërheqë trupat e saj dhe të ndalojë armiqësitë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së prej 193 anëtarësh ka mbështetur unanimisht dhe vazhdimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga fillimi i luftës. /Insajderi.org/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here