Moderatori i emisionit Kojshia Show, Sadri Imeri, ka filluar sezonin e ri, të rubrikës, “Porositë e Lokës (Bablokut)”.
Në këtë javë, ai vizitoi Ali Beqirin, nga Qyteti i Vitisë.
Ai, në këtë emision ndau një histori të dhimbshme me shikuesit, duke treguar se si atij i vdiqën 10 djem, e tani ndjehet i vetmuar.
Një natë, i tregon se e kishte parë në ëndërr djalin e tij që po martohej, ndërsa të nesërmen thotë se i njëjti i kishte vdekur.
Për më tepër, ndiqeni emisionin më poshtë nga minuta 09:00, për ta parë rrëfimin e tij.