E kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit, boksieri shqiptar e rrah djalin e kriminelit serb

Boksieri shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi, e ka rrahur në mes të Cyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe është bërë e ditur nga ish-deputeti, Azgan Haklaj.Sot në orën 17:25′ në Cyrih ky djalosh trim nga Kumanova, Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot. Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldozer! Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, shkruan Haklaj.

Arkani (Zeljko Raznatovic), një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990.

U bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo serbë.

Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).

Arkani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here