“E ke të sigurtë postin e ministrit të Mbrojtjes”, Quni tregon se si u kontaktua nga VV’ja

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka treguar se si u kontaktua nga Lëvizja Vetëvendosje. siç thotë ai, për të siguruar votën e tij për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Quni theksoi se në këmbim iu ofrua pozita e ministrit të Mbrojtjes.

“Kërkohet nga një qytetar i Kosovës në Britani të Madhe, nëpërmjet një bashkëluftëtari tim, një njeri shumë i afërt me mua që ta ketë një bashkëbisedim pa e specifikuar temën, cila është arsyeja. E pyes cila është fusha, profesioni e interesimi. Por më tha komandant nuk e di, e njoh i besoj dhe thjesht ka kërkuar të takohet, i ka ndihmuar Kosovës, është qytetar i ndershëm, është afarist. Me të vërtetë pranova, në takimin e parë më krijoi një pozitivitet”.

“Jo vetëm në bazë të përshkrimit edhe paraqitjes së tij dhe kultura e komunikimit, ishte në nivel. Gjatë bisedës qenka që të përafrohemi LDK dhe LVV, e dëgjova deri në momentin kur thotë se Z. Kurti ka shumë vlerësim të lartë për ty, edhe e ke të sigurt postin e ministrit të Mbrojtjes, aty nuk jam ndjerë mirë, mundem të them se jam ndjerë edhe i ofenduar”, tha Quni në emisionin DPT Fidani.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here