E fundit: Ky është i dyshuari për vrasjen në Klinë

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku tha se një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë.

“Në orën 17:17, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal. Sipas informatave të para, një person është gjetur pa shenja jete dhe vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar,” ka deklaruar Gashi.

ATV ka mësuar se personi i dyshuar për këtë vrasje dhe plagosje në Klinë dyshohet të jetë djali i Besim Hotit, ish-kandidatit për kryetar të Klinës nga radhët e LDK-së.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here